A do të mund të votoni me letërnjoftim pa afat në zgjedhjet lokale

12.08.2021

Kanë mbetur edhe rreth dy muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale. Më 17 tetor të këtij viti, qytetarët me të drejtë vote do të kenë mundësi t’u drejtohen kutive të votimit dhe të votojnë për të preferuarin e tyre për të parin e komunës. Partitë politike veçse janë duke vazhduar me […]

A do të mund të votoni me letërnjoftim pa afat në zgjedhjet lokale Foto: Ilustrim

Kanë mbetur edhe rreth dy muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale.

Më 17 tetor të këtij viti, qytetarët me të drejtë vote do të kenë mundësi t’u drejtohen kutive të votimit dhe të votojnë për të preferuarin e tyre për të parin e komunës.

Partitë politike veçse janë duke vazhduar me përgatitjet për zgjedhje lokale, duke filluar nga zyrtarizimet e emrave për kandidatë për kryetarë të komunave.

Njëashtu edhe në Komunën e Suharekës, tashmë shumica e subjekteve politike kanë bërë zyrtarizimin e emrave për të parin e komunës.

Ndërsa sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku ka marrur vendim që të pranohen për identifikim të votuesve, edhe letërnjoftime me afat të skaduar.

Këtë e ka bërë të ditur për GazetënExpress, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Ky vendim i KQZ-së vlenë edhe për procesin e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, por edhe për identifikimin e votuesve në ditën e zgjedhjeve më 17 tetor dhe në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me shumicë votash, mori vendim që të pranohen për identifikim të votuesve edhe letërnjoftimet e Republikës së Kosovës të cilave u ka skaduar afati. Ky vendim i KQZ-së vlenë edhe për procesin e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, por edhe për identifikimin e votuesve në ditën e zgjedhjeve më 17 tetor dhe në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave”, ka deklaruar Elezi.