A do të mund të kandidojë Albin Kurti në zgjedhje, sqarohet Kushtetuesja

Gjykata Kushtetuese sot ka pulikuar aktgjykimin e plotë lidhur me votën e deputetit Etem Arifi  për Qeverinë Hoti të udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Gjykata Kushtetuese ka sqaruar edhe të drejtën që kanë personat për të kandiduar në zgjedhje parlamentare.

Ditë më parë është thënë se lideri i LVV-së, Albin Kurti nuk do të mund të kandidojë për deputet për shkak të dënimit që ka për hedhje të gazit lotsjellës, një gjë të tillë nuk e ka paraparë Gjykata Kushtetuese në këtë aktgjykim.

Cilin nga kryetarët e degëve të partive në Suharekë do ta votoni në zgjedhjet e 14 shkurtit?

“Gjykata vëren sqarimin e KQZ-së se sipas Aktgjykimit AA.-Uzh.nr.16/2017, të 19 shtatorit 2017 të Gjykatës Supreme, “askujt nuk mund t’i mohohet e drejta për të garuar në zgjedhje, nëse një e drejtë e tillë nuk i është hequr me vendim gjyqësor, e që donë të thotë, se kandidati duhet me vendim të formës së prerë, të shpallet fajtor dhe gjykata, t’i ketë shqiptuar dënimin plotësues “heqjen e të drejtës për tu zgjedhur”, thuhet në aktgjykimin e Kushtetueses.

Gjithashtu, në aktgjykim theksohet se Gjykata konsideron se Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme nuk kërkon që personave të dënuar për vepra penale t’iu shqiptohet medoemos si dënim plotësues “heqja e të drejtës për t’u zgjedhur”, në mënyrë që ata të mos lejohen të kandidojnë në zgjedhje parlamentare.

“Kjo meqë, sipas nenit 29.1 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, ndër të tjera, parashihen edhe këto dy baza: (i) heqja e të drejtës për të qenë kandidat në zgjedhje me vendim të PZAP-it dhe gjykatës; si dhe (ii) pamundësia për të qenë kandidat për shkak të shpalljes fajtor për një vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit. Këto janë baza të ndryshme/të ndara që shkaktojnë pamundësinë/papërshtatshmërinë për të qenë kandidat. Gjykata është e mendimit se ky interpretim përputhet edhe me leximin e ndërlidhur të neneve 45, 55 dhe 71 të Kushtetutës”, thuhet mes tjerash në aktgjykimin e Kushtetueses për Qeverinë Hoti.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë votën e deputetit Etem Arifi dhe ka urdhëruar u.d presidenten Vjosa Osmani, që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 40 ditësh.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
RAPORTO