A do të merret në pyetje nga Gjykata Speciale, Sylejman Selimi pasi shtrihet në Spital?

08.01.2019 Lajme
Sylejman Selimi, Ish-komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është shtruar në Qendrën Klinike Universitare dhe aty është duke u trajtuar se qfar sëmundje ka, dhe si pasojë e kësaj nuk dihet se a mund të merret në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, pasi që dihet se Sylejman Selimi është ftuar nga Gjykata Speciale gjatë muajit Dhjetor.
Selimi, i cili po vuan dënim me burg për rastet Drenica 1 dhe 2 në Qendrën Korrektuese të Kosovës, është shtrirë në spital prej tri ditësh në dy periudha. Insajderi ka mësuar nga burimet se ish-komandanti i UÇK-së është shtrirë fillimisht në QKUK para tri ditësh, për të rikthyer një ditë në burg dhe pastaj sërish në QKUK, ku është duke u trajtuar ende.
Insajderi tentoi disa herë të marrë konfirmim zyrtar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, por kontakti me zëdhënësin për media të këtij institucioni, Shpend Fazliu, ka qenë i pamundur të realizohet sot në mbrëmje. Informata nuk kanë dhënë as zyrtarë të tjerë të QKUK-së.
E si pasojë e problemeve shëndetësore, Selimi nuk dihet nëse do të intervistohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila i kishte dërguar ftesë për intervistim ish-komandantit të UÇK-së në fund të vitit 2018.
Burimet i kanë thënë Insajderit se Selimi intervistimi i Selimit nuk ishte planifikuar të ndodhë në Hagë, por në Kosovë. Intervistimi i tij ishte planifikuar të bëhej gjatë javës së dytë të janarit, kishin raportuar mediet javën e kaluar. Selimit, gjatë kohës sa po shërbente si Ambasador në Tiranë, EULEX-i i ngriti aktakuza për krime lufte, në dy rastet e njohura si “Drenica” 1 dhe 2.
Në fund të dy proceseve, ish-Komandanti i Përgjithshëm i FSK-së u dënua më 14 vjet dënim unik, për të dy rastet; për krime lufte ndaj popullatës civile.
Gjykata Supreme e kishte kthyer në rigjykim rastin “Drenica 1”, rast në të cilin Gjykata e Apelit, Sylejaman Selimit i kishte vërtetur 6 vite burgim për “Tortura ndaj civilëve”. Ndërkohë, Supremja, në shtator të 2018, për të dytën herë Sylejman Selimit i vërteton dënimin unik prej 7 vite burgim për krime lufte, në Drenica 2, raporton Insajderi.com