A do të lirohen masat anti-COVID? Vitia takohet nesër me kryetarët e komunave

25.05.2021

Janë bërë më shumë se një vit që nga paraqitja e rasteve të para të infektimit me COVID-19, ku ishin marrë masa adekuate për parandalimin e përhapjes së kësaj pandemie. Që nga atëherë masat herë-herë ishin ndryshuar në varësi edhe nga pushtetet, njëra ndër masat që qytetarët nuk janë të kënaqur është ajo e orës […]

A do të lirohen masat anti-COVID? Vitia takohet nesër me kryetarët e komunave Foto: Ilustrim

Janë bërë më shumë se një vit që nga paraqitja e rasteve të para të infektimit me COVID-19, ku ishin marrë masa adekuate për parandalimin e përhapjes së kësaj pandemie.

Që nga atëherë masat herë-herë ishin ndryshuar në varësi edhe nga pushtetet, njëra ndër masat që qytetarët nuk janë të kënaqur është ajo e orës policore, gjë që e bën edhe kufizimin e lejimit të punës.

Në javët e fundit kemi rënie të dukshme të numrit të rasteve me COVID-19, ku dje u regjistruan vetëm 14 raste pozitive.

Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë ditës së nesërme do të mbajë një takim me kryetarët e Komunave të Kosovës për të diskutuar rreth gjendjes me pandeminë dhe lirimin apo mos lirimin e masave ndaj këtij virusi.

Takimi mes Vitisë dhe kryetarëve të komunave do të zhvillohet me fillim prej orës 10:00.

Se do të diskutohet për masat anti-COVID në këtë takim, një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

“Të mërkurën në ora 10 kemi marrë një kërkesë për takim me ministrin Vitia, dhe kryetarët e komunave, zakonisht ka pas traditë që te kemi takime të tilla kur ka pas nevojë të shtrëngohen, mirëpo tash jemi dëshmitarë që numri i të të infektuarve më COVID-19 është në rënie e sipër, lakorja ka rënie drastike që është e mirëseardhur nga të gjithë kryetarët e komunave, si dhe nga të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ne kemi kërkuar në takimin e fundit që kemi pas me ministrin Vitia, ku 90% e kërkesave të kryetarëve të komunave janë inkorporuar në masat e reja, dhe në atë kohë u patëm dakorduar që sa herë të ketë ndryshim të masave anitCovid AKK, dhe kryetarët e komunave të konsultohen paraprakisht, para se të merren vendimet”, tha Ibrahimi.

Ndryshe, Oda e Hotelerisë dhe Turizimit ka paralajmëruar se do të ketë lirim të masave gjatë kësaj jave.