A do të kandidojë për kryetar të PDK-së? Flet Enver Hoxhaj

12.05.2021

Lideri në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka folur rreth pozitës së kreut të kësaj partie. Ai thotë se aktualisht nuk ka ndonjë garë që është hapur për kryetar të partisë. “Aktualisht nuk ka ndonjë garë që është hapur. Kur të hapet gara, çdo kush që ka ambicie në parti mund të garojë”, tha ai. […]

A do të kandidojë për kryetar të PDK-së? Flet Enver Hoxhaj Foto: Ilustrim

Lideri në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka folur rreth pozitës së kreut të kësaj partie.

Ai thotë se aktualisht nuk ka ndonjë garë që është hapur për kryetar të partisë.

“Aktualisht nuk ka ndonjë garë që është hapur. Kur të hapet gara, çdo kush që ka ambicie në parti mund të garojë”, tha ai.

Ndërsa, sa i përket asaj se a do të kandidojë Hoxhaj për kryetar të PDK-së, ai thotë se nëse ka ambicie për kryetar, ai fillimisht do t’i thotë ato në kryesi të kësaj partie.

“Unë mendoj që këtë çështje do ta trajtoj në Kryesi, nuk do të shpalli kandidaturën në studio. Fillimisht ambiciet për kryetar do t’i them në Kryesi, pastaj në studio. Nuk është punë e ambiciesh kjo, përgjegjësia ime ështëe që gara të jetë fer dhe e drejt”, tha Hoxhaj në RTK.

Kujtojmë se Hoxhaj po e mban pozitën e kreut të PDK-së, që nga koha kur ish-kryetari i kësaj partie ka dhënë dorëheqjë nga kjo pozitë, për shkak të akuzave ndaj tij për krime lufte.