A do të jenë deputetë kandidatët e PDK-së së Suharekës? Publikohen emrat

11.10.2019

Janë publikuar emrat e kandidatëve të PDK-së që kanë arritur të fitojnë ulësen e deputetit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit. “Epoka e re” ka siguruar emrat e 21 kandidatëve që tashme kanë marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet. Sipas rezultatit aktual preliminar të zgjedhjeve, PDK-së pritet t’i takojnë 24 deputetë, […]

A do të jenë deputetë kandidatët e PDK-së së Suharekës? Publikohen emrat Foto: Ilustrim

Janë publikuar emrat e kandidatëve të PDK-së që kanë arritur të fitojnë ulësen e deputetit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

“Epoka e re” ka siguruar emrat e 21 kandidatëve që tashme kanë marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet.

Sipas rezultatit aktual preliminar të zgjedhjeve, PDK-së pritet t’i takojnë 24 deputetë, por rinumërimi i votave në disa vendvotime, votat me kusht dhe ato të diasporës mund të ndryshojnë radhitjen me vota të tre kandidatëve të tjerë që janë në pritje për t’u bërë deputetë që kanë më pak se 10 mijë vota.

Më poshtë emrat e 21 kandidatëve të PDK-së që kanë marrë më së shumti vota që kanë siguruar ulësen e deputetit.

Sipas kësaj liste deri më tani shihet se deputet nga Suhareka do të jetë vetëm Enver Hoxhaj ndërsa Ramë Vataj, Besa Kuqi dhe Florim Kryeziu siç duket nuk i kanë fituar votat të cilat duhen për tu bërë deputet.

Kadri Veseli
Uran Ismaili
Ferat Shala
Elmi Reçica
Mergim Lushtaku
Bedri Hamza
Abelard Tahiri
Kujtim Gashi
Bajrush Xhemaili
Bekim Haxhiu
Sejdi Hoxha
Memli Krasniqi
Enver Hoxhaj
Hajredin Kuçi
Gazmend Bytyqi
Eliza Hoxha
Ariana Musliu-Shoshi
Blerta Deliu
Ganimete Musliu
Floretë Zejnullahu
Besa Ismaili-Ahmeti