Takimi i kësaj të mërkure, (në harkun kohor brenda 24 orësh dy takime të një pas njëshme), solli atë që pritej.
Preludin e arritjes së marrëveshjes e dha vet kreu i LVV, Albin Kurti, i cili para nisjes për në takim me liderin e LDK-së, Isa Mustafa, ka folur shkurtimisht para mediave.
Ndër të tjera z. Kurti theksoi se “marrëveshja është shumë” . Kjo linte të nënkuptonte se z.Kurti po shkonte drejt Kuvendit për të biseduar me zyrtarët e LDK me lëshim pe, pasi e dinte se vetëm kështu ka gjasa të ndodh arritja e marrëveshjes.
Megjithatë, edhe pas tri orësh takimi nuk u arrit marrëveshja. Menjëherë pas takimi zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa, ka thënë se ka lëvizje të pozicioneve të dy partive, dhe ka paralajmëruar edhe një takim për të enjten (sot). “Ka përfunduar. Kemi lëvizje në përpjekje për marrëveshje. Do të kemi edhe një takim të radhës nesër”, ka thënë Mustafa.
Duket sikur një betejë që është e destinuar të përfundoj me sukses, por se kur do të arrihet ende nuk dihet, raporton BotaSot
Duke parë e të dyja partitë janë të interesuara për marrëveshje, dhe takimet po vazhdojnë besohet se epilogu e krejt kësaj do të jetë arritja e saj. Njëra ndër formulat që mund t’i vinte kapakun arritjes së marrëveshjes është që VV të ketë katër ministri ndërsa LDK 6 si dhe postin e presidentit u përmbyll një kapitull i filluar që nga 6 tetori, në datën që i dha shuplakë PAN-it.
Po ashtu me arritjen e marrëveshjes LDK-VV bie edhe matematika, kalkulimet e presidentit Hashim Thaçi, që kundërligjshëm është përzier për të formuar qeverinë pa LDK dhe VV.