97 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet rajonale dhe klinikat e QKUK-së
Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 97 pacientë. Sipas SHSKUK’së, 23 pacientë janë të konfirmuar pozitivë, ndërsa 55 me oksigjeno-terapi. Në QKUK janë të shtrirë 84 pacientë, 13 të konfirmuar me Sars […]
Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 97 pacientë.
Sipas SHSKUK’së, 23 pacientë janë të konfirmuar pozitivë, ndërsa 55 me oksigjeno-terapi.
Në QKUK janë të shtrirë 84 pacientë, 13 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 50 me oksigjeno-terapi dhe një në gjendje të rënduar shëndetësore.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 38 pacientë dhe Klinika e Pulmologjisë, 45 pacientë.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 13 pacientë: 10 të konfirmuar pozitivë dhe 5 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Gjakovës, 5 pacientë, Spitali i Gjilanit, 7 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient.