968 raste të aplikimit për njohje të statusit, të personave të dhunuara gjatë luftës

19.03.2019

Sot është mbajtur një takim mes Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë luftës, dhe me ish-presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ku është theksuar se 968 raste të aplikimit për njohje të statusit. Në nivel të vendit […]

968 raste të aplikimit për njohje të statusit, të personave të dhunuara gjatë luftës Foto: Ilustrim

Sot është mbajtur një takim mes Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë luftës, dhe me ish-presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ku është theksuar se 968 raste të aplikimit për njohje të statusit.

Në nivel të vendit janë 968 raste të aplikimt për njohje të statusit, të personave të dhunuara gjatë luftës.

Ku janë aprovuar 301 raste, të refuzuara janë 147 raste, dhe në shqyrtim janë 94 raste.

542 raste janë të shqyrtuara, dhe në pritje për trajtim janë 426 raste për njohje të statusit. Skënder Reçica, Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, theksoi se do të ofrojmë mbështetje rreth këtij komisioni.

 “U njoftuam për punën që është duke e bërë komisioni. Ky komision është duke punuar shumë në zbardhjen e asaj që ka ndodhur gjatë luftës. E dimë se komisioni ka shumë vështirësi, por shpreh mirënjohje për punën që po e bëjnë. U zotova edhe para tyre se si qeveri do të jemi pranë tyre në mënyrë që të përmbyllet ky rast që të nxirret në dritë atë që kanë bërë serbët”, tha ai.

Po ashtu, edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, konfirmoi se do të ketë përkrahje të këtij komisioni.

“Nga ana e kryetares u informuam në detaje për të gjitha rastet. Morën një pasqyrë për të gjitha lëndët, ankesat. Po ashtu, u informuam edhe me vështirësitë e punës me të cilat po ballafaqohen gjatë këtij viti. Është edhe kërkesa humane dhe njerëzore e gjithsecilit aplikant të njohjes së statusit sepse ne e dimë se çka ka ndodhur para 20 viteve në Kosovë. Është kërkesë që sa më shpejt të procedohen këto lëndë. U trajtuan të gjithë problemet edhe teknike edhe ato politike”, tha ajo.