96 zyrtarë policor kërkojnë qytetarin e zhdukur!

Sot, më 11.04.2020, Policia e Kosovës, ka realizuar një plan kërkimi për qytetarin B.O. i cili është paraqitur si ‘person i zhdukur’ më datë 24.03.2020.

Sot, nga orët e mëngjesit 96 zyrtarë policorë të njësive të ndryshme policore, përfshirë Njësinë K9 (njësia me qen), kanë realizuar kërkimet në zonën e fshatit Muqibabë, në një teren malor dhe mjaftë të vështirë për kërkim.

Operacioni i kërkimit ka vazhduar deri në orët e mbrëmjes. Policia nuk ka arritur të gjej gjurmë e shenja që do të qonin në zbardhjen, gjetjen e personit të zhdukur.

Policia me këtë rast apelon tek të gjithë qytetaret që mund të kenë ndonjë informatë që do t’i ndihmonte rastit, ta lajmërojë policinë.

RAPORTO