95 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
- 25.01.2023

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë ditës së martë janë kryer 65 testime për COVID-19.
IKSHPK-ja bën të ditur se nga 65 testime për COVID-19 të cilat janë bërë të martë, 7 kanë rezultuar poziitve, raporton SuharekaOnline.
Poashtu, IKSHPK-ja njofton se gjatë ditës së martë 6 persona janë shëruar nga ky virus, ndërsa nuk është raportuar për ndonjë viktimë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se aktualisht në Kosovë janë 95 raste aktive me COVID-19.
