Ferizaj që ishte komuna më e prekur nga koronavirusi po shkon drejtë shërimit nga pandemia.
Edhe gjashtë persona të tjerë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 93.
Këtij lajmi i është gëzuar edhe kryetari i komunës, Agim Aliu.
“Edhe 6 ferizajas të shëruar që rrit në 93 numrin e të shëruarve nga COVID-19 e zero raste të reja”, shkroi Aliu në Facebook