93.9% e qytetarëve në Kosovë pro anëtarësimit në BE

23.04.2022

Feka, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se sipas matjeve të fundit, 93.9% e qytetarëve të Kosovës janë pro anëtarësimit në BE. Këto rezultate, sipas tij, dalin nga matjet e fundit të bëra nga UBO Consulting në mars të këtij viti. Megjithatë, rezultati është krejt ndryshe në Serbi, ku për t’u anëtarësuar në BE, […]

93.9% e qytetarëve në Kosovë pro anëtarësimit në BE Foto: Ilustrim

Feka, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se sipas matjeve të fundit, 93.9% e qytetarëve të Kosovës janë pro anëtarësimit në BE.

Këto rezultate, sipas tij, dalin nga matjet e fundit të bëra nga UBO Consulting në mars të këtij viti.

Megjithatë, rezultati është krejt ndryshe në Serbi, ku për t’u anëtarësuar në BE, pro janë vetëm 35% e qytetarëve të anketuar në prill 2022 nga kompania IPSOS.

Feka ka shkruar:

Mataja në Kosovë: 93.9% e të anketuarve janë pro anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian (UBO Consulting/Mars 2022).

Mataj në Serbi: Vetëm 35% e të anketuarve janë pro anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian (IPSOS/Prill 2022).