92 pacientë me COVID-19 po trajtohen në QKUK dhe spitalet rajonale

01.10.2020

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar se aktualisht në spitale janë duke u trajtuar 92 pacientë me COVID-19. Sipas statistikave të SHSKUK bëhet e ditur se në QKUK dhe klinikat e saj janë duke u trajtuar 58 pacientë me COVID-19, ndërsa në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 34 pacientë, ku prej […]

92 pacientë me COVID-19 po trajtohen në QKUK dhe spitalet rajonale Foto: Ilustrim

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar se aktualisht në spitale janë duke u trajtuar 92 pacientë me COVID-19.

Sipas statistikave të SHSKUK bëhet e ditur se në QKUK dhe klinikat e saj janë duke u trajtuar 58 pacientë me COVID-19, ndërsa në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 34 pacientë, ku prej tyre 10 në spitalin rajonal të Prizrenit, njofton SuharekaOnline.

Nga statistikat e IKSHPK-së sot në vendin tonë janë identifikuar 43 raste pozitive, 123 pacient janë shëruar dhe janë raportuar dy raste të vdekjes (1 rast nga MIQ-COVID, QKUK dhe 1 rast nga Spitali i Prizrenit).

Gjithashtu IKSHPK-ja ka njoftuar se në Komunën e Suharekës janë identifikuar dy raste pozitive, një në fshatin Mushtisht dhe një në fshatin Vraniq.