92 deputetë votojnë pro dërgimit të trupave të FSK-së në mision paqeruajtës

05.01.2021

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës pritet të shkojnë në misione jashtë vendit, bashkë me pjesëtarët e Gardës Kombëtare të Ajovas së Shteteve të Bashkuara. Kjo pasi që në seancën e jashtëzakonshme për të miratuar vendimin për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit, 92 deputetë votuan pro […]

92 deputetë votojnë pro dërgimit të trupave të FSK-së në mision paqeruajtës Foto: Ilustrim

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës pritet të shkojnë në misione jashtë vendit, bashkë me pjesëtarët e Gardës Kombëtare të Ajovas së Shteteve të Bashkuara.

Kjo pasi që në seancën e jashtëzakonshme për të miratuar vendimin për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit, 92 deputetë votuan pro këtij vendimi, shkruan IndeksOnline.

Kjo seanca u mbajt me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Këtë vendim e mirëpriten të gjitha partitë në Kosovë.