911 kosovarë që jetojnë në Gjermani janë të infektuar me COVID-19

Kështu ka bërë të ditur Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, në një prononcim për Klan Kosova, ku sipas tij gjendja në Kosovë reflekton edhe atje.

“Gjendja është pak a shumë që ngjet në Kosovë reflekton edhe këtu. Dje kemi kumtuar numrat realë nga Instituti Kombëtar Robert Kochmann 606.

Por, ky numër nuk është real sepse nese i shtojmë edhe 300 që janë shtuar edhe para 305 javëve atëhere numri shkon në 911″, ka shtuar ai.

“Në disa krahina pushimet kanë nisur para dy-tre dite, teksa shkollat tani veçse kanë filluar në Baden-Wuttenberg, Nordheim Westfallen. Procesi i bashkardhetarëve që do të kthehen do të jetë deri në shtator.

Unë apeloj tek ata që të kur të kthehen të kryejnë obligimet e tyre. Testimet ata mund ti kryejnë kur të kthehen në aeroporte, kufij, autostrada edhe tek komunat e tyre ku jetojnë” ka thënë ambasadori Cufaj.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.