91 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, mbi 6 mijë në tërë Kosovën

07.11.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka njoftuar dje se nga 1,827 testime kanë rezultuar 728 raste pozitive me virusin Korona. Vetëm në Komunën e Suharekës kanë rezultuar 18 raste të reja me COVID-19, duke e arritur numrin total të rasteve pozitive në 333, ku prej tyre aktive janë 91. Vendbanimet e rasteve aktive të Komunës së […]

91 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, mbi 6 mijë në tërë Kosovën Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka njoftuar dje se nga 1,827 testime kanë rezultuar 728 raste pozitive me virusin Korona.

Vetëm në Komunën e Suharekës kanë rezultuar 18 raste të reja me COVID-19, duke e arritur numrin total të rasteve pozitive në 333, ku prej tyre aktive janë 91.

Vendbanimet e rasteve aktive të Komunës së Suharekës:

Ndërsa rastet tjera aktive janë nga këto vende: Prishtinë 316 raste, komuna Gjilan 52 raste, komuna Prizren 47 raste, komuna Gjakovë 45 raste, komuna Pejë 41 raste, komuna Ferizaj 25 raste, komuna Fushë Kosovë 25 raste, komuna Mitrovicë 21 raste, komuna Vushtrri 18 raste, komuna Shtime 16 raste, komuna Lipjan 15 raste, komuna Podujevë 14 raste, komuna Drenas 11 raste, komuna Kaçanik 11 raste, komuna Deçan 9 raste, komuna Obiliq 9 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Hani i Elezit 3 raste, komuna Novobërdë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Dragash 2 raste dhe komuna Istog 1 rast.

IKSHPK-ja njofton se brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (80, 74 dhe 57 vjeç), Gjilan 2 raste (81 dhe 73 vjeç), Prishtinë 2 raste (86 dhe 81 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (59 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Obiliq 1 rast (79 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç).

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 60 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.981 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6,221.

Numri total i rasteve pozitive është 22.934 raste nga 103.839 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.