9 të shëruar dhe 3 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

03.07.2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1,859 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 3 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk […]

9 të shëruar dhe 3 raste të reja me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1,859 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 3 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 107,788 raste dhe 2,260 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komunat: Viti (1), Prizren (1), Prishtinë (1).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 9 qytetarë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 105,362.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prizren (3), Gjilan (2), Lipjan (1), Pejë (1), Skenderaj (1), Gjakovë (1).

Në total numri i rasteve aktive është 166./SuharekaOnline/