9 raste pozitive në Prizren, shumica janë nga Spitali Rajonal

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka thotë se shumica nga të infektuarit e konfirmuar sot janë nga Spitali Regjional i Prizrenit.

Ai, kërkon që të respektohen masat.

“Pas lajmit të hidhur sot për humbjen e jetës së një qytetari nga Prizreni me COVID-19 dhe rritjes së numrit të viktimave në 19, në mbrëmje u lajmëruam që edhe 9 qytetarë të tjerë nga Prizreni kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Tani në komunën tonë kemi 46 raste të identifikuara.

Fatkeqësisht, shumica nga të infektuarit e konfirmuar sot janë nga Spitali Regjional i Prizrenit dhe tani do të gjurmohen të gjitha kontaktet e tyre. Kjo do të thotë që duhet të jemi edhe më të kujdesshëm dhe t’i respektojmë masat” ka njoftuar Haskuka.

RAPORTO