9 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 923 në tërë Kosovën

9 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 923 në tërë Kosovën
Çlirim Gashi

09.06.2021 / Lajme

Ministria e Shëndetësisë (MSh) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka njoftuar se gjatë ditës së hënë janë konfirmuar 5 raste pozitive me COVID-19 dhe është regjistruar një rast i vdekjes nga ky virus.

Në Komunën e Suharekës nuk është konfirmuar asnjë rast me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, janë shëruar 155 pacientë, tre prej tyre janë shëruar nga Komuna e Suharekës, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 104.343 raste.

Ndërsa numri i rasteve aktive në tërë Kosovën është 923, prej tyre 9 në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 107,512 raste dhe 2,246 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë (3), Ferizaj (1), Podujevë (1).

LEXO EDHE:  Një i vdekur në Suharekë nga COVID-19 dhe 16 raste të reja në tërë Kosovën

Ndërsa të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë (57), Vushtrri (11), Malishevë (11), Prizren (9), Klinë (8), Obiliq (8), Gjilan (8), Kaçanik (5), Gjakovë (4), Fushë Kosovë (4), Dragash (3), Lipjan (3), Suharekë (3), Mitrovicë (3), Viti (3), Shtime (3), Podujevë (2), Gllogoc (2), Ferizaj (2), Istog (1), Rahovec (1), Pejë (1), Hani i Elezit (1), Skenderaj (1), Kamenicë (1).

RAPORTO