9 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 832 në tërë Kosovën

10.06.2021

Ministria e Shëndetësisë (MSh) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë janë konfirmuar 21 raste pozitive me COVID-19 dhe është regjistruar një rast i vdekjes nga ky virus. Në Komunën e Suharekës nuk është konfirmuar asnjë rast me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Gjithashtu, janë shëruar […]

9 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 832 në tërë Kosovën Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë (MSh) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë janë konfirmuar 21 raste pozitive me COVID-19 dhe është regjistruar një rast i vdekjes nga ky virus.

Në Komunën e Suharekës nuk është konfirmuar asnjë rast me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, janë shëruar 111 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 104.454 raste.

Ndërsa numri i rasteve aktive në tërë Kosovën është 832, prej tyre 9 në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 107,533 raste dhe 2,247 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prizren (8), Pejë (3), Podujevë (2), Gjakovë (2), Lipjan (1), Malishevë (1), Gjilan (1), Shtime (1), Vushtrri (1), Prishtinë (1).

Të shëruarit janë nga komunat: Prishtinë (62), Ferizaj (12), Fushë Kosovë (11), Podujevë (6), Gllogoc (5), Lipjan (2), Vushtrri (2), Pejë (2), Malishevë (2), Skenderaj (2), Klinë (1), Mitrovicë (1), Deçan (1), Prizren (1), Gjakovë (1).