9 pacientë të prekur me Covid-19 po trajtohen në Infektivë, 4 në gjendje të rëndë

Nëntë pacientë të sëmurë me COVID-19, janë duke u trajtuar aktualisht në Klinkën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka pubikuar raportin e Infektivës, sipas së cilit, katër pacientë janë në gjendje të rëndë.

Klinika është në pritje të rezultateve për dy pacientë.

“Një pacient është me gjendje të rënduar dhe trajtohet në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe tre pacientë janë në Repartin e Mjekimit Intensiv duke u trajtuar (2 raste janë në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe 1 rast është në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik)”, thuhet në raport, të publikuar nga Hoti.

Njoftimi i plotë:

RAPORT NGA KLINIKA INFEKTIVE

Në Klinikën Infektive, QKUK, sot me 22. 05.2020, janë të hospitalizuar 11 pacientë.

Prej tyre të sëmurë me Covid- 19 janë gjithsej 9 pacientë.

Nga 9 pacientët e infektuar me Covid 19:
• 5 pacientë janë në gjendje stabile;
• 1 pacient është me gjendje të rënduar dhe trajtohet në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si
• 3 pacientë janë në Repartin e Mjekimit Intensiv duke u trajtuar (2 raste janë në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe 1 rast është në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik).

Klinika është në pritje të rezultateve për 2 pacientë.
(Raporti: Klinika Infektive, Autor: Dr. Sadije Namani)