9 pacientë të prekur me Covid-19 po trajtohen në Infektivë, 3 prej tyre në gjendje të rëndë

24.05.2020

Në Klinikën Infektive të QKUK’së për momentin janë të shtrirë nëntë pacientë të prekur me Covid-19. Tre prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. “Janë 9 pacientë me Covid pozitiv, tre prej tyre janë në mjekim intensiv dhe njëri prej tyre është i intubuar. Ndërsa në repart një pacient është në gjendje më […]

9 pacientë të prekur me Covid-19 po trajtohen në Infektivë, 3 prej tyre në gjendje të rëndë Foto: Ilustrim

Në Klinikën Infektive të QKUK’së për momentin janë të shtrirë nëntë pacientë të prekur me Covid-19. Tre prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Janë 9 pacientë me Covid pozitiv, tre prej tyre janë në mjekim intensiv dhe njëri prej tyre është i intubuar. Ndërsa në repart një pacient është në gjendje më të rëndë me oksigjenoterapi”, ka deklaruar infektologia e QKUK’së Vera Ndrejaj.

E Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar të shtunën shtatë raste të reja me koronavirusin e ri, pas kryerjes së 306 testeve.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit:1 rast Gërnçar, 1 rast Jabllanicë dhe 1 rast Prizren), komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Vushtrri) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë”, është thënë në njoftim.

Po të shtunën është bërë e ditur se nga sëmundja, Covid-19, që shkakton ky virus, janë shëruar tre pacientë, duke e çuar numrin total në 785.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, në Kosovë deri më tani janë regjistruar 1,032 raste me koronavirus.

Prej tyre, 29 pacientë kanë vdekur.