9.413 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

08.03.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së dielë janë konfirmuar 548 raste pozitive me COVID-19. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 17 raste të reja me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Gjithashtu, janë shëruar 301 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më […]

9.413 raste aktive me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së dielë janë konfirmuar 548 raste pozitive me COVID-19.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 17 raste të reja me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, janë shëruar 301 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61.986 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.413.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 73.048 raste nga 329.900 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.649 raste të vdekjes.

”Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 250 raste, Pejë 34 raste, Mitrovicë 31 raste, Gjakovë 29 raste, Gjilan 22 raste, Lipjan 20 raste, Obiliq 17 raste, Suharekë 17 raste, Vushtrri 16 raste, Ferizaj 15 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Kamenicë 11 raste, Podujevë 11 raste, Deçan 8 raste, Klinë 8 raste, Prizren 8 raste, Rahovec 8 raste, Skenderaj 8 raste, Kaçanik 5 raste, Viti 5 raste, Novobërdë 4 raste, Istog 3 raste, Drenas 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Malishevë” thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.