Më 1 Prill 2020 ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte vendosur që tarifa 100% ndaj Serbisë e vendosur nga Ramush Haradinaj të zëvendësohej me masën e reciprocitetit.

Pas dy muajve nga vendosja e kësaj mase, qeveria e udhëhequr nga kryeministri i ri, Avdullah Hoti, saktësisht në mbledhjen e 6 qershorit ka vendosur që të shfuqizojë vendimin e Kurtit që rrjedhimisht e heqë masën e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Por se si mendojnë qytetarët e Kosovës me vendimin e Qeverisë Hoti për heqjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë e tregon një sodnazh i KlanKosovës.

Në faqen e tyre në facebook në pyetjen: A bëri mirë Qeveria Hoti që shfuqizoi masën e reciprocitetit ndaj Serbisë kanë votuar 26700 qytetarë.

Me përgjigjen JO janë përgjigjur 88% të votuesëve ndërsa me përgjigjen PO janë përgjigjur 12% të votuesëve.