84 pacientë me COVID-19 po trajtohen në QKUK dhe spitalet rajonale

02.10.2020

Shërbimi Spitalor, Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njoftoi të premten se në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale të vendit janë duke u trajtuar gjithsej 153 pacientë. Prej tyre, 84 pacientë janë të konfirmuar pozitivë me koronavirus. Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se 83 pacientë janë me oksigjenoterapi, prej tyre 6 në respiratorë dhe […]

84 pacientë me COVID-19 po trajtohen në QKUK dhe spitalet rajonale Foto: Ilustrim

Shërbimi Spitalor, Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njoftoi të premten se në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale të vendit janë duke u trajtuar gjithsej 153 pacientë.

Prej tyre, 84 pacientë janë të konfirmuar pozitivë me koronavirus.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se 83 pacientë janë me oksigjenoterapi, prej tyre 6 në respiratorë dhe 10 me CPAP maskë.

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 50 pacientë, prej tyre 25 me oksigjenoterapi, 2 në respiratorë dhe 1 me CPAP maskë.

Në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar gjithsej 46 pacientë për COVID-19.

Sipas njoftimit të SHSKUK-së më së shumti pacientë po trajtohen në Spitalin e Prizrenit, ku gjithsej janë duke u trajtuar 18 pacientë.

Kujtojmë se sot në vendin tonë kanë rezultuar 42 raste pozitive me Covid-19, gjithashtu janë shëruar 54 pacient dhe nuk është rapotuar asnjë i vdekur.

Edhe në Komunën e Suharekës brenda 24 ore nga IKSHPK-ja nuk është identifikuar asnjë rast pozitiv me COVID-19.