828 gjoba për mosrespektimin e ligjit për COVID-19

Policia e Kosovës vazhdimisht po punon në bazë të ligjit COVID-19, duke gjobitur qytetarët të cilët nuk e zbatojnë këtë ligj.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se brenda 24 ore në Kosovë janë gjobitur 828 qytetarë për mosrespektimin e ligjit COVID-19, i cili është ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit, njofton SuharekaOnline.

Edhe pse javët e fundit numri i të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë ka rënë dukshëm dhe Qeveria ka ndërmarrë disa vendime për lehtësimin e masave mbrojtëse por bartja e maskave në vende të caktuara është ende obligative.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.