82 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet e Kosovës, tre në Prizren

30.07.2021

Shërbimi Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat për COVID në QKUK dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 82 pacientë. Prej tyre, 34 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 48 me oksigjeno-terapi dhe dy pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore. Në QKUK janë të shtrirë 62 pacientë, 19 prej tyre […]

82 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet e Kosovës, tre në Prizren

Shërbimi Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat për COVID në QKUK dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 82 pacientë.

Prej tyre, 34 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 48 me oksigjeno-terapi dhe dy pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 62 pacientë, 19 prej tyre me COVID-19 pozitivë.

LEXO EDHE:  SHSKUK: Që nga funksionalizimi i PET/CT, buxhetit të shtetit i janë kursyer rreth 100 mijë euro

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 26 pacientë dhe Klinika e Pulmologjisë, 36 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 20 pacientë, 15 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 9 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 3 pacientë, Spitali i Gjakovës, 5 pacientë, Spitali i Pejës, 5 pacientë, Spitali i Gjilanit, 7 pacientë.

Etiketat