80 mijë vaksina kundër gripit sezonal të porositura, vaksinimi nisë në fund të këtij muaji

18.10.2022

Në vendin tonë gjatë këtyre ditëve të fundit janë shpeshtuar raset me grip sezonal. Në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në komunat e Kosovës kanë nisur të shtohen numrat e pacientëve që kërkojnë ndihmë, ku shumë prej tyre me simptoma të gripit sezonal. E, pavarësisht këtij numri të lartë, në vend ende nuk ka […]

80 mijë vaksina kundër gripit sezonal të porositura, vaksinimi nisë në fund të këtij muaji Foto: Ilustrim

Në vendin tonë gjatë këtyre ditëve të fundit janë shpeshtuar raset me grip sezonal.

Në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në komunat e Kosovës kanë nisur të shtohen numrat e pacientëve që kërkojnë ndihmë, ku shumë prej tyre me simptoma të gripit sezonal.

E, pavarësisht këtij numri të lartë, në vend ende nuk ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal.

Por, siç duket kanë mbetur edhe pak ditë kur edhe pritet të nisë vaksinimi.

Kështu, kanë bërë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

“Sipas Planit të imunizimit, pritet që gjatë këtij muaji të filloj procesi i vaksinimit në çdo komunë të Kosovës”, kanë thënë nga MSh-ja për Front Online.

Sipas tyre, vaksinat janë porositur dhe janë rreth 80.000 sosh. Të njëjtat pritet ti sjellë UNICEF-i.

“Është bërë porosia për vaksinat e gripit sezonal dhe Ministria e Shëndetësisë pret që UNICEF-i ti sjell ato në kohën optimale, ku janë porositur  rreth 80.000 vaksina për qytetarët”, thuhet në përgjigjen e MSh-së.

Kategoritë që duhet të vaksinohen në periudhën e gripave, janë të gjithë personat e moshuar mbi 65 vjeç, gratë shtatzëna si dhe personat me sëmundje kronike.