8 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 ore në Kosovë

27.07.2020

Në një konferencë për media drejtori i Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ka njoftuar për 8 vdekjet e fundit nga koronavirus për 24 orë në Kosovë. IKSHPK në konferencën e fundit kanë kumtuar të dhënat e fundit rreth koronavirusit. Drejtori i IKSHPK-së Naser Ramadani ka njoftuar për 8 vdekjet brenda 24 orëve të […]

8 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 ore në Kosovë Foto: Ilustrim

Në një konferencë për media drejtori i Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ka njoftuar për 8 vdekjet e fundit nga koronavirus për 24 orë në Kosovë.

IKSHPK në konferencën e fundit kanë kumtuar të dhënat e fundit rreth koronavirusit.

Drejtori i IKSHPK-së Naser Ramadani ka njoftuar për 8 vdekjet brenda 24 orëve të fundit në Kosovë. Gjatë ditës së djeshme numri total i vdekjeve ishte 177, ndërkaq në 24 orët e fundit, numri i vdekjeve ka shkuar në 185.

‘Numri total i rasteve pozitive është 7.413 raste nga 34.720 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 185 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese’, njofton IKSHPK.

Në mesin e 8 viktimave është edhe S.K. nga Suhareka i cili ishte i hospitalizuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Ndryshe sot në Suharekë janë konfirmuar edhe 3 raste pozitive me COVID-19.