8 të shëruar dhe 5 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

21.07.2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 358 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 5 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk […]

8 të shëruar dhe 5 raste të reja me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 358 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 5 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes nga ky virus.

Numri total i rasteve pozitive është 107,926 raste prej 705,582 personave të dyshimtë për virusin SARS CoV-2 pozitiv dhe 2,265 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komunat: Fushë Kosovë (2), Klinë (2) dhe Mitrovicë (1).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 8 qytetarë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 105,557.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë (3), Pejë (2), Junik (1), Gjilan (1) dhe Gjakovë (1).

Në total numri i rasteve aktive është 104.