8 të shëruar dhe 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

24.07.2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2,672 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 19 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk […]

8 të shëruar dhe 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2,672 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 19 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes nga ky virus.

Numri total i rasteve pozitive është 107,992 raste prej 713,098 personave të dyshimtë për virusin SARS CoV-2 pozitiv dhe 2,265 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë (6), Skenderaj (4), Gjilan (2), Pejë (1), Prizren (1), Gjakovë (1), Istog (1), Fushë Kosovë (1), Mitrovicë (1) dhe Viti (1).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 8 qytetarë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 105,590.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Gjilan (5), Ferizaj (2) dhe Prishtinë (1).

Në total numri i rasteve aktive është 137.