8 shtetet anëtare të BE-së janë bërë bashkë kundër Serbisë në Këshillin e Sigurimit

17.12.2018

Deklarata është nënshkruar nga Britania e Madhe, Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Polonia dhe Suedia. Në të thuhet se është e drejtë e Kosovës që të krijojë ushtrinë e saj. “Inicimi i procesit për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës është e drejtë sovrane e Kosovës. Ne e kemi parasysh përkushtimin e Kosovës për […]

8 shtetet anëtare të BE-së janë bërë bashkë kundër Serbisë në Këshillin e Sigurimit Foto: Ilustrim

Deklarata është nënshkruar nga Britania e Madhe, Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Polonia dhe Suedia. Në të thuhet se është e drejtë e Kosovës që të krijojë ushtrinë e saj.

“Inicimi i procesit për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës është e drejtë sovrane e Kosovës.

Ne e kemi parasysh përkushtimin e Kosovës për transformimin gradual të forcës së sigurisë, në koordinim të plotë me NATO-n dhe partnerët esaj. Ne i bëjmë thirrje Kosovës që ta bëjë tranzicionin e FSK-në në 10 vitet e ardhshme në mënyrë transparente dhe gjithë përfshirëse, për të përfshirë komunitetet dhe bëjmë thirrje që kjo të mos ndikojë në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Ne gjithashtu bëjmë thirrje që të ruhet marrëveshja me KFOR-in sa i përket operimit të FSK-së në veri”, thuhet në komunikatën e përbashkët.