8 punëtorë shëndetësor në Kosovë preken nga Covid-19

39 raste të infektimit me covid-19 kanë rezultuar pozitiv ditën e djeshme në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka bërë të ditur se 21 persona janë shëruar.

Mirëpo, lajm i keq është se disa punëtorë të shëndetit publik në Prizren janë prekur nga kjo pandemi.

8 punëtorë janë konfirmuar pozitiv në Komunën e Prizrenit, prej tyre 1 mjek, 1 punëtor teknik si dhe 6 infermierë të spitalit të Prizrenit.

Nga 9 rastet e mbrëmshme të konfirmuara 8 prej tyre janë staf shëndetësor të repartit të Dializës, transmeton IndeksOnline

Vlen të theksohet se nuk dihet burimi I infeksionit të stafit mjekësor dhe kjo mbetet të hulumtohet nga IKSHPK.

RAPORTO