8.505 raste aktive me COVID-19 në Kosovë, IKSHPK apelon për respektim të masave mbrojtëse

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë janë konfirmuar 568 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 4 viktima nga ky virus.
IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 10 raste të reja me COVID-19 dhe ka raportuar për një viktimë të moshës 85 vjeç, shkruan SuharekaOnline.
Gjithashtu gjatë ditës së mërkurë janë shëruar 295 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 60.628 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.505.
Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 70.753 raste nga 315.664 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.620 raste të vdekjes.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë sërish ka apeluar tek të gjithë qytetarët e vendit që të respektojnë masat anti-COVID.
IKSHPK-ja ka rekomanduar edhe një herë:
1. Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme;
2. Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike;
3. Ndalimi rigoroz i tubimeve;
4. Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike;
5. Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke redukuar edhe kohën e punës gjatë ditës.