79 pacientë me COVID-19 po trajtohen në QKUK dhe spitalet rajonale

150 pacientë po trajtohen për Covid-19 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 79 prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me Covid-19.

Në Klinikën Infektive dhe në atë të Pulmologjisë, po trajtohen nga 48 pacientë. 5 të tjerë po trajtohen në Klinikën e Anestezionit dhe 3 pacientë në Klinikën e Pediatrisë.

Sipas njoftimit, 3 pacientë janë të vendosur në respiratorë, 10 në CPAP, ndërsa 87 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.