76 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
- 04.02.2023

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë ditës së premte janë kryer 114 testime për COVID-19.
IKSHPK-ja bën të ditur se nga 114 testime për COVID-19 të cilat janë bërë të premte, 13 kanë rezultuar pozitive, raporton SuharekaOnline.
Poashtu, IKSHPK-ja njofton se gjatë ditës së premte 9 persona janë shëruar nga ky virus, ndërsa nuk është raportuar për ndonjë viktimë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se aktualisht në Kosovë janë 76 raste aktive me COVID-19.
