74 për qind e policëve janë vaksinuar kundër COVID-19

31.08.2021

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 në komunat e Kosovës. Krahas rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19, është rritur edhe interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një konference për media ka folur për vaksinimin e zyrtarëve policor. Sveçla ka bërë të ditur se […]

74 për qind e policëve janë vaksinuar kundër COVID-19 Foto: © Hallka Marketing Agency

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 në komunat e Kosovës.

Krahas rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19, është rritur edhe interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një konference për media ka folur për vaksinimin e zyrtarëve policor.

Sveçla ka bërë të ditur se deri më 30 gusht janë vaksinuar mbi 6,807 zyrtarë policor, apo 74,14 për qind prej tyre.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se 2,375 zyrtarë policor kanë mbetur pa u vaksinuar kundër COVID-19.

Gjithashtu, ministri i Punëve të Brendshme është shprehur i bindur që brenda 2-3 ditëve do të ketë vaksinim qind për qind të Policisë së Kosovës me dozën e parë.

“Deri më 30 gusht, mbi 6807 policisë të vaksinuar, apo 74,14 për qind prej tyre. Kanë mbetur edhe 2375 zyrtarë policorë. Unë jam i bindur që brenda 2-3 ditëve do të kemi vaksinimin qind për qind të Policisë së Kosovës me dozën e parë, dhe pastaj normalisht sipas protokolleve shëndetësore edhe me të dytën”, ka deklaruar Sveçla.