72 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

14.01.2023

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së premte nga 123 testime janë regjistruar 8 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë. Poashtu, IKSHPK-ja a njoftuar se gjatë ditës së premte janë shëruar 15 persona të cilët kanë qenë të infektuar me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Sipas njoftimit të Institutit […]

72 raste aktive me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së premte nga 123 testime janë regjistruar 8 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë.

Poashtu, IKSHPK-ja a njoftuar se gjatë ditës së premte janë shëruar 15 persona të cilët kanë qenë të infektuar me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë aktualisht janë 72 raste aktive me COVID-19, ndërsa nuk është raportuar për ndonjë të vdekur.