710 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

Numri i të infektuarve me Coronavirus në Kosovë vazhdon të jetë i lartë, vetëm sot IKSHPK-ja ka njoftuar se nga 1,219 testime kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 539 raste të reja.

Në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës, aktualisht po trajtohen 1010 pacientë të dyshuar dhe pozitiv me Coronavirus.

Nga 1010 pacientë 710 prej tyre janë të konfirmuar me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Cilin nga kryetarët e degëve të partive në Suharekë do ta votoni në zgjedhjet e 14 shkurtit?

Gjithashtu bëhet e ditur se 16 pacientë janë me respiratorë dhe 728 të tjerë po trajtohen me oksigjeno-terapi.

Gjithashtu, sot janë shëruar edhe 539 pacientë që ishin të infektuar me Coronavirus dhe fatkeqësisht 11 të tjerë kanë vdekur.

RAPORTO