71 të shëruar dhe një i vdekur nga COVID-19 brenda 24 ore

20.10.2020

Instituti Kombëtar i Shqndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Spitali i Përgjithshëm, Gjilan). Numri total i rasteve pozitive është 17.139 raste nga 81.704 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 657 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të […]

71 të shëruar dhe një i vdekur nga COVID-19 brenda 24 ore Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shqndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Spitali i Përgjithshëm, Gjilan).

Numri total i rasteve pozitive është 17.139 raste nga 81.704 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 657 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.787 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.695.

Sot nga IKSHPK-ja në Komunën e Suharekës është identifikuar edhe një rast pozitiv me COVID-19.