70 mijë euro për organizimin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

04.02.2021

Kanë mbetur më pak se dy javë për ditën e pavarësisë së Kosovës, në të cilën festohet 13 vjetori i saj. E për organizimin e 13-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, qeveria në detyrë ka ndarë 70 mijë euro. Kështu është bërë e ditur në një komunikatë për media nga zyra e kryeministrit në detyrë, Avdullah […]

70 mijë euro për organizimin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës Foto: Ilustrim

Kanë mbetur më pak se dy javë për ditën e pavarësisë së Kosovës, në të cilën festohet 13 vjetori i saj.

E për organizimin e 13-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, qeveria në detyrë ka ndarë 70 mijë euro.

Kështu është bërë e ditur në një komunikatë për media nga zyra e kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti, e ku janë renditur vendimet e ditës së enjte të qeverisë në detyrë.

Mjetet e ndara për Këshillin Organizativ për shënimin e 13-vjetorit të pavarësisë do të ketë këtë përbërje.

1. Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kryesuese;

2. Përfaqësues, Ministria e Mbrojtjes, anëtar;

3. Përfaqësues, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, anëtar;

4. Përfaqësues, Ministria e Punëve të Brendshme, anëtar dhe

5. Përfaqësues i Zyrës së Kryeministrit, anëtar;

Po ashtu janë ftuar edhe Zyra e Presidentit, Kuvendit, Komunës së Prishtinës, kryetarët e Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, kryetarët e Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe përfaqësues të OJQ-ve që të të dërgojnë nga një përfaqësues në Këshill.