70% e popullatës pritet të vaksinohet deri në fund të vitit, nga e enjtja vaksinimi fillon edhe nëpër komuna

30.03.2021

Shefja e vaksinimit në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Edita Goranci Haxhiu në një konferencë për media bëri të ditur se janë angazhuar 280 punonjës për ta kryer procesin e vaksinimit. Goranci-Haxhiu u shpreh se nga e enjtja është planifikuar që vaksinimi të bëhet edhe nëpër qytetet e tjera, ku prioritet do të jetë […]

70% e popullatës pritet të vaksinohet deri në fund të vitit, nga e enjtja vaksinimi fillon edhe nëpër komuna Foto: Cervical Cancer Vaccine

Shefja e vaksinimit në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Edita Goranci Haxhiu në një konferencë për media bëri të ditur se janë angazhuar 280 punonjës për ta kryer procesin e vaksinimit.

Goranci-Haxhiu u shpreh se nga e enjtja është planifikuar që vaksinimi të bëhet edhe nëpër qytetet e tjera, ku prioritet do të jetë personeli shëndetësor.

Epidemiologia tha se deri në fund të vitit planifikohet që të vaksinohet 70 për qind e popullsisë.

“Deri në 70 për qind të popullsisë së Kosovës është planifikuar që të vaksinohen. Nga e enjtja planifikohet që të kalojmë edhe nëpër qytetet tjera. Me prioritet do të vaksinohen punonjësit shëndetësor të cilët janë në punë në repartet ku janë të shtrirë pacientët. Janë 280 persona të angazhuar për të kryer procesin e vaksinimit, të gjithë janë të trajnuar”, u shpreh ajo.