7 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 ore në Kosovë, deri më tani 256

03.08.2020

Instituti Kombetar i Shëndetësisë Publike ka bërë publike se sot në Kosovë janë regjistruar edhe 250 raste pozitive me COVID-19 nga 454 mostra. Ndër tjera bëhet e ditur se brenda 24 orëve kanë vdekur shtatë persona kështu numri i vdekjeve në total arrin në 256. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 126 pacientë derisa […]

7 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 ore në Kosovë, deri më tani 256 Foto: Ilustrim

Instituti Kombetar i Shëndetësisë Publike ka bërë publike se sot në Kosovë janë regjistruar edhe 250 raste pozitive me COVID-19 nga 454 mostra.

Ndër tjera bëhet e ditur se brenda 24 orëve kanë vdekur shtatë persona kështu numri i vdekjeve në total arrin në 256.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 126 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.989 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.804.

Gjithashtu mbrëmjen e së dielës është konfirmuar edhe një viktimë nga Komuna e Suharekës e cila ishte e hospitalizuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.