Në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 7 raste me covid-19

QKUK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se se në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 10 raste.

Prej tyre të sëmurë me covid -19 janë gjithsej 7 raste. Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19, është si vijon:

3 raste janë në gjendje stabile, 2 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe 2 raste janë në gjendje më të rënduar, duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv, njëri prej tyre është në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik.

Gjithashtu sipas njoftimit bëhet e ditur se sot nga klinika lirohen 2 pacientë të shëruar.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.