7 mijë e 835 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

05.01.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së hënë janë regjistruar 169 raste të reja me COVID-19. IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë ditës së hënë në Komunën e Suharekës janë identifikuar 3 raste pozitive, 2 në fshatin Krushicë e Epërme dhe 1 në Mohlan. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, […]

7 mijë e 835 raste aktive me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së hënë janë regjistruar 169 raste të reja me COVID-19.

IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë ditës së hënë në Komunën e Suharekës janë identifikuar 3 raste pozitive, 2 në fshatin Krushicë e Epërme dhe 1 në Mohlan.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 313 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 42.948 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.835.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 52.134 raste nga 188.138 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.351 raste të vdekjes.