7.983 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

04.05.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së hënë janë konfirmuar 101 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 4 viktima. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës është regjistruar një viktimë e moshës 59 vjeç, shkruan SuharekaOnline. ”Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes […]

7.983 raste aktive me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së hënë janë konfirmuar 101 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 4 viktima.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës është regjistruar një viktimë e moshës 59 vjeç, shkruan SuharekaOnline.

”Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (82 vjeç), Prizren 1 rast (63 vjeç), Suharekë 1 rast (59 vjeç), Vushtrri 1 rast (78 vjeç)” thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Ndërsa, rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 33 raste, Gjilan 9 raste, Prizren 9 raste, Gjakovë 8 raste, Ferizaj 6 raste, Mitrovicë 6 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Obiliq 5 raste, Pejë 5 raste, Deçan 4 raste, Podujevë 4 raste, Lipjan 3 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Vushtrri.

Gjithashtu, janë shëruar 421 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 95.466 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.983.

Numri total i rasteve pozitive është 105.636 raste nga 541.762 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.187 raste të vdekjes.