7.442 raste aktive e 43.835 të shëruar nga COVID-19 në Kosovë

07.01.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë në Kosovë janë regjistruar 301 raste me COVID-19. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekë janë regjistruar 2 raste të reja me COVID-19. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 457 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve […]

7.442 raste aktive e 43.835 të shëruar nga COVID-19 në Kosovë Foto: Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë në Kosovë janë regjistruar 301 raste me COVID-19.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekë janë regjistruar 2 raste të reja me COVID-19.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 457 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 43.835 raste.

IKSHPK-ja ka njoftuar se numri i rasteve aktive aktualisht në vendin tonë është 7.442.

Numri total i rasteve pozitive është 52.634 raste nga 190.879 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.357 raste të vdekjes.