7.347 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

06.05.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë janë konfirmuar 153 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 4 viktima nga ky virus. IKSHPK-ja ka njoftuar se në Komunën e Suharekës nuk është identifikuar asnjë rast pozitiv me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. ”Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të […]

7.347 raste aktive me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë janë konfirmuar 153 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 4 viktima nga ky virus.

IKSHPK-ja ka njoftuar se në Komunën e Suharekës nuk është identifikuar asnjë rast pozitiv me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

”Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Prizren 1 rast (83 vjeç), Viti 1 rast (73 vjeç)” thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

”Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 35 raste, Ferizaj 17 raste, Pejë 14 raste, Gjakovë 13 raste, Kaçanik 11 raste, Gjilan 10 raste, Istog 9 raste, Podujevë 9 raste, Mitrovicë 8 raste, Vushtrri 8 raste, Fushë-Kosovë 4 raste, Klinë 4 raste, Drenas 2 raste, Obiliq 2 raste, Prizren 2 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste, Malishevë 1 rast” thuhet tutje në njoftim.

Gjithashtu në 24 orëshin e fundit janë shëruar 310 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 96.322 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.347.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 105.864 raste nga 544.548 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.195 raste të vdekjes.