69 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Prizrenit

29.01.2021

Në muajin janar të këtij viti numri i rasteve pozitive me COVID-19 ka qenë më i lartë se në muajt e kaluar, poashtu edhe numri i viktimave nga ky virus. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka njoftuar […]

69 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Prizrenit Foto: Ilustrim

Në muajin janar të këtij viti numri i rasteve pozitive me COVID-19 ka qenë më i lartë se në muajt e kaluar, poashtu edhe numri i viktimave nga ky virus.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka njoftuar se aktualisht në QKUK dhe në Spitalet Rajonale në vendin tonë janë duke u trajtuar 535 pacientë, prej të cilëve 346 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Tutje, Hoti ka bërë të ditur se vetëm në Spitalet Rajonale janë duke u trajtuar gjithsej 322 pacientë, prej të cilëve 189 janë të infektuar me COVID-19.

Nga këto 7 spitale, Spitali Rajonal i Prizrenit prin me numrin më të madh të pacientëve.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka njoftuar se në Spitalin Rajonal në Prizren aktualisht janë duke u trajtuar 111 pacientë prej të cilëve 69 janë raste pozitive me COVID-19.